Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri ka folur për Shkodrën ku ka theksuar se: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal.”
Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces. Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra.



