12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Rama mesazh studentëve në prag të vitit akademik: Vaksinimi është i detyrueshëm për të hyrë në auditor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një mesazh për vaksinimin e studentëve.

Kryeministri ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar, ndërsa thekson se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.

foto galeri

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme