Rama: Në fillim të javës së ardhshme të gjithë të likuiduar nga paketa e parë

Në këtë kategori që do paguhen 400 mije lekë, pjesa më e madhe e tyre do të mund të rikthehen në aktivitet, gjatë periudhës së muajit Maj.

Kryeministri Rama tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se në fillim të javës së ardhshme do të përfundojë shlyerja e pagesave për të gjithë përfituesit në paketën e parë, dhe po në të njëjtin moment do të nisë procedura për pagesat e paketës së zgjeruar.

Deklarata e Ramës në Opinion

“Të gjithë ata të cilët përfshihen në këtë kategori, do të marrin pagën. Fondi i pagave është në dispozicion. Sipas informacionit të fundit, në fillim të javës së ardhshme do të jenë të gjithë të likuiduar dhe po atëherë, në fillim të javës së ardshme do të fillohet me paketen e zgjeruar.

Ajo është më e thjeshtë sepse janë të gjithë të verifikuar dhe kërkohet vetëm një aplikim i thjeshtë nga kompania.

Të gjithë janë në vështirësi dhe 400 mijë lekë për të paguar këtë fazë të ndërmjetme nuk janë shumë, por nuk janë as pak.

Ne kemi bërë një hulumtim dhe na rezulton që masa më e mdhe e kësaj kategorie e konsideron si një pagë që është në ndihmë të nevojës së tyre.

Në këtë kategori që do paguhen 400 mije lekë, pjesa më e madhe e tyre do të mund të rikthehen në aktivitet, gjatë periudhës së muajit Maj. Ndërkohë nuk mund të them të njëjtën gjë, për paketen e parë, që janë pjesa e fundit. Jo më larg se sa sot kemi patur një studim parapërfundimtar për planin e hapjes”.