Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët bllokojnë rrugën

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër.

Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare po i bllokojnë rrugën kryeministrit, i cili ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.

Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Shkodër pasi, sipas tyre, e ka persekutuar këtë qytet.

Protestuesit e opozitës, me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia vijojnë prej 30 minutash bllokimin e rrugës hyrëse në qytetin e Shkodrës, ku pritet të mbërrijë kryeministri Edi Rama.