Rama takon Erdoganin në Turqi: Folëm për sfidat e COVID-19 dhe Ballkanin Perëndimor

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka takuar në Marmara të Turqisë presidentin, Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto nga takimi, sipas tij i përqendruar në “sfidat e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Postimi në Facebook:

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor 🇦🇱🤝🇹🇷