2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Rama: Unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia. ‘Ballkani i Hapur’ interes strategjik i Kombit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vuçiç, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një prej të cilëve u dogj nga protestuesit.

Komentuesi i shkruan Ramës se flamuri i krimeve, masakrave e përdhunimeve, është ngritur sot në Tiranë.

Ndërsa kryeministri ia kthen se:  ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme