Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Po ashtu, Rama nënvizoi se vaksinimi veç Tiranës ka vazhduar me bluzët e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës dhe banorët e shtëpive të të moshuarve dhe kujdestarët e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur dhe njëherë se vaksinimi masiv i popullatës do të ndodhë shumë shpejt.

Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri theksoi se vaksinimi do të realizohet ashtu siç po bëhet realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja që u shkatërruan nga tërmetet e 2019-ës.

Po ashtu, Rama nënvizoi se vaksinimi veç Tiranës ka vazhduar me bluzët e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës dhe banorët e shtëpive të të moshuarve dhe kujdestarët e tyre.

Postimi i plotë i kryeministrit:
🌼Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot🇦🇱

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre.