Më shumë se dy në çdo tre njerëz në mbarë botën thonë se kanë besim tek policia e tyre lokale (69%) dhe ndihen të sigurt të ecin vetëm gjatë natës në vendet ku jetojnë (68%). Por, situata nuk është e tillë në të gjithë shtetet. Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e vitit të shkuar, një në tetë njerëz në botë (13%) thonë se u është vjedhur një pasuri atyre vetë ose një anëtari tjetër të familjes gjatë 2018 dhe 5% thanë se ishin sulmuar apo një pjesë e tyre kanë humbur jetën.
Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2019, Shqipëria renditet e 79 në botë për sigurinë. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt.
Krahasuar me rajonin, vetëm Bosnja dhe Hercegovina renditet e 80-a, një shkallë më poshtë Shqipërisë, ndërsa vendet e tjera si Mali i Zi, renditet e 76-a, Maqedonia e 78-a etj.
Raporti i Ligjit dhe Rendit Global 2019 njofton drejtuesit mbi përparimet që po bëjnë – ose nuk po bëjnë – drejt arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për “promovimin e shoqërive të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse”.


