Raporti i Bashkimi Evropian, Shqipëria progres në shërbimet dixhitale

Raporti nënvizon se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përmes e-Albania, ka ofruar deri në 1.5 milionë shërbime për qytetarët, çdo muaj.

Raporti i Komisionit Europian vlerëson maksimalisht progresin e qeverisë në dhënien e shërbimeve publike nëpërmjet platformës dixhitale e-Albania.

Raporti nënvizon se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përmes e-Albania, ka ofruar deri në 1.5 milionë shërbime për qytetarët, çdo muaj.

“Është bërë progres në strategjinë e axhendës dixhitale dhe shërbimet e qeverisjes elektronike.

Në vitin 2019, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) lançoi “TechSpace”, laboratorin TIK për të mbështetur startupet dhe studentët e fushës së teknologjive të fundit të informacionit dhe vazhdon të menaxhojë portalin e-Qeverisjes që ofron 627 shërbime online (29 më shumë se në vitin 2018 dhe një total prej 1818 shërbimesh deri më 8 qershor 2020). Ka mbi 1 500 000 përdorime të shërbimeve elektronike çdo muaj në portalin e-Albania.

Mbi 12.7 milionë përdorime të shërbimeve elektronike janë regjistruar gjatë janar – majit 2020 (krahasuar me 2 947 000 në të njëjtën periudhë të një viti më parë).  Në vitin 2019, Platforma Qeveritare e Ndërveprimit (lejon ndërveprimin midis 53 sistemeve elektronike të institucioneve publike) regjistroi një rritje prej 35% të transaksioneve”, thuhet në raportin e KE.

Në këtë platformë, së shpejti, do ofrohen mbi 90% e shërbimeve publike. /Monitor