Raporti i Eurostat për emigracionin masiv, Basha: Rama në 8 vite detyroi të rinjtë të largohen nga vendi

Basha shkruan se Shqipëria ndodhet në vend të gjashtë e se kjo vjen nga 8 vitet e qeverisjes së Ramës që sipas tij kanë qënë shkatërruese për vendin. Kryedemokrati ndër të tjera shkruan se Rama ka bërë që vendi të jetë në situatën ekonomike më të keqe në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm raportin e Eurostat për emigracionin masiv në botë. Basha shkruan se Shqipëria ndodhet në vend të gjashtë e se kjo vjen nga 8 vitet e qeverisjes së Ramës që sipas tij kanë qënë shkatërruese për vendin.

Kryedemokrati ndër të tjera shkruan se Rama ka bërë që vendi të jetë në situatën ekonomike më të keqe në rajon.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:

 Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!

Raporti

Raporti i Eurostat nxjerr Shqipërinë të gjashtën në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian. Sipas raportit për qytetarët nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.