Rasti i Floyd bën bujë në Instagram, përdoruesit pushtojnë rrjetin me foto #BlackoutTuesday

Kërkimet në Google për “fotoja e të martës së zymtë” dhe “fotoja e zezë” u rritën me 400% ditën e djeshme, sipas Google Trends.

Përdoruesit e Instagram kanë mbushur platformën me postime të një fotoje të zezë në mbështetje të viktimave me ngjyrë nga dhuna policore si pjesë e protestës E Marta e Zymtë.

Më shumë se 14.6 milion postime në Instagram kanë përdorur hashtagun #BlackoutTuesday.

Kërkimet në Google për “fotoja e të martës së zymtë” dhe “fotoja e zezë” u rritën me 400% ditën e djeshme, sipas Google Trends.

Ideja e një lëvizjeje online u shpall së pari javën e kaluar, kur ekzekutivët e muzikës Jamila Thomas dhe Brianna Agyemang i bënë thirrje anëtarëve të industrisë së muzikës të bëjnë një pauzë në biznesin e tyre ditën e Martë, si shenjë qëndrimi kundër racizmit.

Platforma si Apple Music, Spotify dhe YouTube Music i janë bashkuar lëvizjes duke përdorur aplikacionet e tyre për të promovuar artistët me ngjyrë të zezë.

Kompania e medias, ViacomCBS, e cila zotëron MTV, Comedy Central, Nickelodeon, Paramount Pictures, Pop, VH1, TV Land, mes të tjerash, i është i bashkuar aksionit duke ndalur rrjetin për 8 minuta dhe 46 sekonda, kohëzgjatja që një oficer i Minneapolis shtypi gjurin në qafën e Floyd.

Lëvizja ka marrë dhenë në shumë marka, organizata dhe individualë, të cilët po përdorin Instagram për të postuar një foto të zezë në shenjë proteste.

Facebook, kompania mëmë e Instagram, po përballet me kritika sepse ka vendosur të vazhdojë reklamimin njësoj si ditët e zakonshme, në kontrast me postimet e shumta të përdoruesve. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme