Reagim ndaj revistës Charlie Hebdo

REAGIM NDAJ REVISTËS CHARLIE HEBDO

shtu siç e kemi shprehur gjithmonë dhe në çdo rast, e shprehim dhe një herë dhe themi se Islami është fe e paqes, edhe i dërguari i Allahut, Muhammedi (s.a.s.), është një pejgamber mëshire. Muslimanët zotërojnë një besim sipas të cilit përvetësojnë të drejtat, liritë dhe vlerat universale të njeriut, refuzojnë çdo lloj dhune dhe keqësie. Mirëpo në kohët e fundit shohim se në Europë, duke nisur kryesisht nga Franca, fyerjet dhe sulmet ndaj Islamit dhe muslimanëve, kanë arritur në përmasa vërtet serioze. Edhe një revistë e quajtur Charlie Hebdo me publikimet e saj poshtëruese thuajse vjen në krye të kësaj situate. Revista e errët në fjalë, në botimin e saj të fundit, përsëri publikoi një karikaturë shumë të shëmtuar në të cilën trajtohet Pejgamberi ynë dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Po e shprehim qartë se këta publikime dhe këta veprime janë një mungesë respekti të papërshkruar ndaj afërsisht dy miliard muslimanëve në botë. Ky është një krim njerëzor i kryer ndaj të shenjtës dhe ndërgjegjes. Është një imoralitet i frikshëm që sillet krejtësisht indiferent ndaj vlerave njerëzore.

Është një armiqësi e madhe që merr nën këmbë ligjin. Është një politikë e ulët dhe e përçmuar që synon nderin e njeriut dhe lirinë e besimit. Është një barbarizëm fanatik që cenon marrëveshjet ndërkombëtare. Është një sjellje e papërgjegjshme që cenon paqen shoqërore dhe globale.

Është një provokim i vetëdijshëm dhe i padhimbshëm që krijon agjitacion mbi personat dhe shtresat. E theksojmë me rëndësi se qëndrime dhe qasje si gënjeshtra, shpifja, ofendimi, poshtërimi, shigjetimi i objektivave të caktuara dhe provokimi kurrë nuk mund të përshkruhen dhe nuk mund të kamuflohen me konceptin e lirisë.

Si rrjedhojë e mallkojmë fort dhe thellë revistën e neveritshme që është turp i njerëzimit. Presim nga organet kompetente gjykuese të Francës që menjëherë të bëjnë atë çka ligji kërkon.

I ftojmë drejtuesit e shteteve përkatës që të plotësojnë përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur vlerat dhe të shenjtat e muslimanëve, për të mundësuar çdo lloj sigurie të tyre, për të siguruar domosdoshmërinë e të drejtave të qytetarit.

I ftojmë të gjithë intelektualët, akademikët, aktivistët, organizatat jofitimprurëse, pjesëtarët e medias dhe të gjithë njerëzit që gëzojnë gjykim të shëndoshë, të cilët besojnë në ligjin e Europës dhe në të drejta e njeriut, që përvetësojnë respektin ndaj besimit dhe paqes shoqërore, që të reagojnë përballë kësaj shëmtie të hapur dhe ndaj cenimit të të drejtave dhe i ftojmë të marrin iniciativë. Presim reagimin e pjesëtarëve të gjithë feve dhe institucioneve që i kushtojnë vlerë njeriut dhe besimit. Në të kundërt, personat, grupet dhe institucionet në fjalë do e humbasin besueshmërinë në pikëvështrimin e muslimanëve dhe do të bëhen shkas për një zhgënjim të thellë.

Edhe këtë e shpallim hapur ndaj gjithë opinionit publik mbarëbotëror se muslimanët, përballë këtyre provokimeve sistematike, kurrë nuk do të orientohen drejt rrugëve jolegjitime, do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat, besimet dhe vlerat e tyre universale duke vepruar me gjykim të shëndoshë e me pjekuri mendore. Besojmë se drejtësia që mbështetet në mëshirën, ndërgjegjen dhe logjikën, vetë ndërgjegja dhe ligji do të mbizotërojë, mirësia dhe paqja do të fitojnë.

Njoftim ndaj opinionit publik mbarëbotëror.
Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë