Reagime në Srebrenicë ndaj aktvendimit për Karaxhiçin: Duhet dënuar vepra e tij

“Pa marrë parasysh se çfarë aktvendimi ka pasur e çfarë është miratuar tani, babai im nuk mund të kthehet, por më vjen mirë që është shqiptuar burgim i përjetshëm pasi atë e prisnim dhe për këtë shpresonim”, tha Suliç

Në Qendrën Memoriale në Potoçari në Srebrenicë, të mbijetuarit e gjenocidit kanë ndjekur shqiptimin e aktvendimit për Radovan Karaxhiçin, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhoma e Apelit të Mekanizmit për Gjykatat Ndërkombëtare Penale dënoi Radovan Karaxhiçin me burgim të përjetshëm.

Të mbijetuarit e gjenocidit kanë ndjekur shqiptimin e aktvendimit për Radovan Karaxhiçin në Qendrën Memoriale në Potoçari në Srebrenicë.

Babai i Sejdalija Suliç është vrarë në vitin 1992 teksa kthehej nga puna në Serbi në vendlindjen e tij në fshatin Urisiqi. Kufoma e tij asnjëherë nuk është gjetur.

Suliç thotë se asnjë aktvendim nuk mund të kthej babanë e tij.

“Pa marrë parasysh se çfarë aktvendimi ka pasur e çfarë është miratuar tani, babai im nuk mund të kthehet, por më vjen mirë që është shqiptuar burgim i përjetshëm pasi atë e prisnim dhe për këtë shpresonim”, tha Suliç.

Nëna nga Srebrenica, Nafija Haxhibuliç, thotë se është e kënaqur që Karaxhiç është dënuar me burgim të përjetshëm.

“Për atë që ka përjetuar çdokush që thotë se nuk kishte gjenocid, për mua ishte, por tani përjetuam drejtësi, ndërsa fëmijët tanë askush nuk mund t’i kthej”, tha Haxhibuliç.

Bernis Ademoviç është rikthyer në Srebrenicë, ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Gjatë gjenocidit i është vrarë i ati. Ai thotë se aktvendimin e Radovan Karaxhiçit e ka përjetuar me shumë emocione, por vlerëson se duhet dënuar edhe vepra e Karaxhiçit.

“Do të duhej të bëhet një lloj modusi, të gjitha ato trofe të luftës, përkatësisht vetë emërimi Republika Srbska, mohimi i së vërtetës ndaj çfarëdo krimi, në këtë rast gjenocidit në Srebrenicë, duhet në mënyrë adekuate të dënohen kriminelët, veçanërisht ata që në vazhdimësi tentojnë që të pengojnë të vërtetën”, thotë Ademoviç.

Karaxhiç u gjet fajtor për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe për persekutim, shfarosje, vrasje, deportim, veprime çnjerëzore (shpërngulje të dhunshme), terrorizim, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.