5.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Referendumi për shkarkimin e Bashës, përfundon votimi në Qarkun e Gjirokastrës, Shehu: Faleminderit demokratëve që votuan për një PD më të fortë e të hapur!

Ish-ministri dhe aktualisht deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka falenderuar demokratët e Qarkut të Gjirokastrës, të cilët morën pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarit aktual të PD, Lulzim Bashës.

Ai thotë se në këtë referendum votuan 1.834 anëtarë, rreth 700 më shumë se në votimet e qershorit, për zgjedhjen e kryetarit Lulzim Basha. Ky votim masiv, thotë Shehu, i hap rrugë një procesi të plotë të implementimit të të gjithë vendimeve të kuvendit të 11 dhjetorit, për një PD më të hapur, demokratike e të fortë.

Postimi i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastres perfundon me sukses te plote referendumin e PD.
Nje falenderim i pa kufishem per antaresine e PD se Qarkut, komisioneret qe u impenjuan gjate gjithe ketij procesi te sotem, per te gjithe.
Ne kete referendum votuan 1834 antare te PD, qe me vullnetin e tyre te lire, ne transparence te plote ratifikuan vendimin e Kuvendit per shkarkimin e Z.Basha nga posti i kryetarit.
Desheroj te ve ne dukje se ne votimin e Qershorit te zgjedhjes se Z.Basha moren pjese 1114 antare.
Votimi masiv i sotem i hap rruge nje procesi te plote te implementimit te te gjithe vendimeve te atij Kuvendi, duke synuar nje PD me te hapur, demokratike, te decentralizuar, me nje rol te forte te strukturave e antaresise.
Ky eshte nje hap i rendesishem ne zgjerimin mundesise se bashkejeteses sone edhe ne diversitet ne PD, ne forcimin e saj e te luftes opozitare, si domosdoshmeri per permbysjen e ketij rregjimi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme