“Regjimi i Asadit nuk jep miratimin për ndihmën humanitare”

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin Humanitar: Pavarësisht se janë siguruar të gjitha garancitë e nevojshme të sigurisë, autoritetet e Sirisë (regjimi) ende nuk ka dhënë miratimin

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftojnë se regjimi i Bashar al Asadit në Siri ende nuk jep miratimin për dërgimin e ndihmave humanitare në kampin Rukban, në jugperëndim të vendit transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin Humanitar (OCHA), Jens Laerke, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se “Situata humanitare në kampin Rukban, që ndodhet në shkretëtirën afër kufirit siriano-jordanez, për më shumë se prej një muaji është e përkeqësuar”.

Laerke, kujtoi se OKB në fillim të muajit janar ka mundur të dërgojë për herë të fundit nëpërmjet Jordanisë ndihmë ushqimore për rreth 50,000 njerëzit që ndodhen në kamp.

Ai ka paralajmëruar se sipas lajmeve të ardhura nga rajoni në kamp është rritur pasiguria dhe se produktet ushqimore themelore janë në mbarim, ku edhe në klinikën e mbështetur nga OKB-ja janë ndërprerë qasjet që nga 13 shtatori.

Më tej Laerke ka shtuar se kanë humbur jetën 3 persona nga të cilët një prej tyre një nga fëmijët e zhvendosur i cili nuk ka mundur të marrë shërbimin shëndetësor nga klinika.

Pasi ka paralajmëruar se parashikohet që 4 mijë persona që nga muaji maj kanë braktisur kampin “për shkak të kushteve të tmerrshme humanitare”, Laerke ka vënë në dukje se kanë marrë informacione se edhe civilët e tjerë janë përgatitur që të largohen nga rajoni.

“Pavarësisht se janë siguruar të gjitha garancitë e nevojshme të sigurisë, autoritetet e Sirisë (regjimi) ende nuk ka dhënë miratimin”, është shprehur Laerke, duke bërë të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të dërguar ndihmat për civilët që ndodhen në kamp.

Po ashtu zëdhënësi Laerke, ka ftuar edhe njëherë palët në Siri që në kuadër të ligjit për përgjegjësitë e të drejtave ndërkombëtare të lejojnë në mënyrë “të vazhdueshme” dhe “të pandërprerë” ndihmat humanitare.

Gjithashtu edhe Jan Egeland, këshilltari i Përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në një konferencë për shtyp të enjten e kaluar ishte shprehur se kanë një shqetësim të madh për situatën e rreth 50 mijë civilëve në kampin Rukban.