Regjistrohen dy aksidente, një i vdekur në Vau-Dejës dhe 2 të plagosur në Vlorë

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Njëri me pasoje vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Ndërsa aksidenti tjetër me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë...

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau i Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetasja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në polici për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Një aksident tjetër me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në rrugën transballkanike.

Automjeti tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy personat që kanë qenë në makinë janë plagosur dhe më pas janë shoqëruar në spital, jashtë rrezikut për jetën./TCh