Politikani i njohur italian kishte rezultuar pozitiv ne testin për COVID-19 pak ditë më parë.
Mirëpo gjendja e tij është përkeqësuar 24 orët e fundit e për këtë arsye në orët e vona të të së enjtes ai është dërguar me urgjencë në spitalin San Raffaele të Milanos.
Pas disa orësh ekzaminimesh ka pasur një komunikate të shkurtër nga stafi i Presidentit të Forza Italia ku thuhet se “kuadri klinik nuk paraqet shqetësime të ndjeshme”.
Për momentin gjithsesi Berlusconi do të vazhdoje te qëndroje i shtruar në spital.



