RENEA aksion në Shkodër, synohen personat me rekorde kriminale

Në Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit.

Në Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona dhe në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata me precedentë penal.

Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës. Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana.

Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër,shkruan Top Channel.