RENEA zbulon bazën e grupit kriminal nga Elbasani, mbanin arsenal armësh të sofistikuara

Një arsenal armësh të sofistikuara u gjeten nga policia në Elbasan.

Arsenali i armëve u gjet në një magazinë, në Papër të Elbasanit, sipas “news 24”, më datë 1 korrik, pas një super aksioni të forcave RENEA.

Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit.