Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për javën

Reshjet do të jenë prezente gjatë gjithë javës në të gjithë territorin e vendit.

Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tha se të hënën dhe të martën do të ketë reshje mesatare dhe intensive, ku në zonat urbane të ultësirës perëndimore mund të ketë përmbytje të përkohshme.

Nga e marta në të enjten pritet të ketë reshje në sasi më të pakta, por do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Pritet që në zonat malore të ketë reshje të dendura dëbore.

Ndërsa, të premten do të ketë reshje intesive në të gjithë vendin.

Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër do të luhaten nga 3-14 gradë.

Nga dita e mërkurë do të ketë një rënie të ndjeshme dhe temperaturat do të ulen deri -4 gradë në zonat malore.