Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për javën

Ditën e sotme do të kemi një mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu në të gjithë territorin.

Meteorologia Lajda Porja u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” se edhe të martën do të ketë reshje shiu dhe vranësira.

Të mërkurën dhe të enjten do të këtë një ndërprerje të reshjeve, të cilat do të rikthehen të premten.

Po kështu, reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë fundjavës, madje edhe me intensitet më të lartë.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të luhaten nga 20-21 gradë.