Dëborë e dendur në Theth, banorët rrezikojnë izolimin

Reshje të dendura bore kanë përfshirë rrugën në drejtim të pikës turistike të Thethit, në Qafën e Thorës, duke krijuar vështirësi për kalimin e automjeteve.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrjen e borëpastrueseve sa më parë, pasi nesër do të jetë i pashmangshëm bllokimi i rrugës për shkak të intensitetit të reshjeve.
Prej disa ditësh vendi ynë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, e borë në zonat malore.

Reshjet e shiut të rëna gjatë gjithë ditës sot në Shkodër kanë vështirësuar qarkullimin në qytet.