Reshje të pakta shiu këtë javë, temperaturat ulje nga e mërkura

Meteorologia Lajda Porja u shpreh për Euronews Albania se dita e hënë dhe martë do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut.

Porja nënvizoi se reshje të pakta shiu do të ketë kryesisht në veri të vendit, ndërkohë në pjesët e tjera nuk do të mungojnë vranësirat. Por, ajo sqaroi se gjatë këtyre dy ditëve temperaturat do të jenë të larta.

Ndërkohë nga e mërkura do të kemi mot të kthjellët, por temperaturat do te jenë më të ulëta.

Temperaturat maksimale në pjesën e dytë të jave pritet të shkojnë deri në 20 gradë.