“Respiratorët e Turqisë do të jenë frymë për Brazilin”

Në Sao Paulo të Brazilit mbërritën 650 respiratorë të cilët u prodhuan në Turqi

Në Sao Paulo të Brazilit mbërritën 650 respiratorë të cilët u prodhuan në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Industrisë dhe Tekonologjisë, Mustafa Varank, nga llogaria e tij në Twitter ndau pamjet lidhur me dorëzimin e pajisjeve të frymëmarrjes të cilët janë blerë nga rajoni Sao Paulo i Brazilit.

“Respiratorët e Turqisë do të jenë frymë për Brazilin”
“Në video shihen pajisjet vendase të frymëmarrjes për kujdesin intensiv të cilat janë frymë për botën. Ndodhen vlerat njerëzore që ne mbrojmë nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan”, tha Varank.

Në mediat braziliane thuhet se janë marrë në dorëzim 650 nga 1.500 respiratorët e blera në Turqi dhe se që nga dita e dielë ka filluar shpërndarja e tyre në spitalet e vendit.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve me COVID-19.

Në vendin i cili në Amerikën Latine është bërë epiqendër e pandemisë deri më sot janë shënuar 35.930 vdekje ndërsa janë regjistruar 672.846 raste.