Rezultatet e mundshme të zgjedhjeve në Bashkinë Shkodër

Ndarja e votës së demokratëve në Shkodër do të vendosë rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki.

Faktor që pritet të ndikojë rezultatin është edhe partia e Tom Doshit (PSD). Ajo nuk është regjistruar në zgjedhje, por mbështet kandidaten e Partisë Socialiste.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve në 2021, mund të bëhet një parashikim i votave që i duhen secilit kandidat për të fituar zgjedhjet.

Nëse vota e shkodranëve, që vitin e kaluar votuan PD-në në zgjedhje (29 893) ndahet në dy pjesë të barabarta (14 946), Partia Socialiste merr bashkinë e Shkodrës.

‘Shtëpia e Lirisë’, me gjysmën e votave të PD-së (14 946) bashkuar me votat e LSI (7 880), përsëri ka më pak vota se Partia Socialiste (15 848) dhe PSD-ja (9 808) së bashku.

Kryetar i bashkisë Shkodër mund të bëhet Xhemal Bushati i Partisë Demokratike, nëse koalicioni “Shtëpia e Lirisë” nuk i merr PD-së më shumë se 15% të votave të 2021.

Bardh Spahia (‘Shtëpia e Lirisë’) mund të bëhet kryetar i Bashkisë Shkodër nëse koalicioni i tij merr 56% ose më shumë të votave të 2021-shit të demokratëve.

Në çdo rast tjetër, fituese është Majlinda Angoni e Partisë Socialiste.