Ridvan Bode: Do të qëndroj larg politikës!

Parlamenti po shkon drejt zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Parlamenti po shkon drejt zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturat që do të kalojnë për votim në seancë plenare. Qeveria ka propozuar zonjën Suela Popa, ish-drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe bashkëshorte e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo; zonjën Edlira Luçi dhe ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode. Ky i fundit tha para komisionit se angazhimi i tij në këshill do të jetë larg ngarkesave politike.

Tre kandidaturat e tjera janë juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe pedagogia e ekonomisë Luljeta Minxhozi, propozime të Kuvendit për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre kandidatët duket se kanë marrë 28 firmat e nevojshme nga deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mbështet asnjë kandidaturë.

Emërimi në detyrë i anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës do të bëhet pas votimit në seancë plenare nga Parlamenti./TCh