Vranësirat gjatë pasdites do të shtohen duke rritur mundësinë që gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e nesërm të kemi reshje shiu.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 19ºC.
Era do të fryej në drejtim Lindor-Juglindor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC.



