Rimbursimi i pacientëve me Covid, po diskutohet edhe për personat që kanë bërë skaner e grafi

Ajo sqaroi se paketa rimbursuese do të ofrohet për ata pacientë që e kanë kaluar Covid-19 format e lehta dhe të mesme përmes ilaçeve, sipas protokolleve të përcaktuara nga ministria.

Qeveria po diskuton mundësinë për të rimbursuar vlerën e recetës bazë dhe ata të infektuar me Covid-19 që janë diagnostikuar nga ekzaminiminet imazherike, si grafi e skaner, dhe jo vetëm në bazë të tamponëve.

Anila Rexha, mjeke kardiologe në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, deklaroi të martën, për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews:

“Jemi duke komunikuar me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor që të konsiderohet edhe rimbursimi i ekzaminimeve imazherike që njerëzit mund t’i kenë bërë në pritje të përgjigjes së tamponit.”

Deri më tani, nga deklaratat e zyrtarëve publike është kuptuar se do të rimbursohen vetëm ata pacientë që kanë rezultuar pozitivë nga tamponët.

Ajo sqaroi se paketa rimbursuese do të ofrohet për ata pacientë që e kanë kaluar Covid-19 format e lehta dhe të mesme përmes ilaçeve, sipas protokolleve të përcaktuara nga ministria.

Anila Rexha tha se recetat do të lëshohen elektronikisht për qytetarët me Covid-19:

“Personi mund të shkojë direkt në farmaci, nuk ka nevojë për ta tërhequr sepse receta jepet elektronikisht. Nuk është e nevojshme të prezantohet sepse lëshohet elektronikisht, ka një kod të dedikuar për Covidin.

Farmacia e ka në sistem, dhe procedohet ashtu si ka funksionuar rpej vitesh receta elektronike.”