”Rinasi” rrit tarifat për avionët, udhëtarët do ti paguajnë më shtrenjtë biletat

Informacioni është publikuar nga EUROCONTROL, ndërsa në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes i cili për këtë vit është 9.67%.

Kompanitë ajrore që përdorin aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas me destinacion vendet e tjera do ti paguajnë Shqipërisë tarifa më të larta.

Pasi paguhen nga kompanitë ajrore, të cilat automatikisht ia faturojnë udhëtarëve tarifa shtesë, paratë shkojnë përmes EUROCONTROL-it në llogari të ALBCONTROL, autoritet shqiptar të rregullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut ajror në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se për çdo avion të nisur nga Rinasi, kompanitë ajrore do të paguajnë nga 235.67 euro duke filluar nga janari i këtij viti, ndërkohë që gjatë 2020 tarifa ishte 227.48 euro.

Informacioni është publikuar nga EUROCONTROL, ndërsa në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes i cili për këtë vit është 9.67%. I njëjti njoftim bën të ditur se këto tarifa janë të publikuara edhe në Shqipëri.

Çfarë është kjo tarifë?

Tarifa në fjalë vlen për kompanitë ajrore që kanë avionë të cilët nisen nga Rinasi për në destinacione të tjera. Për përllogaritjen e saj merren parasysh dy elemente thelbësore. Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. /abcnews.al