Rinisja e kampionatit/ FSHF përcakton 3 qershorin për superioren dhe 7 qershorin për kategorinë e parë

Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi rreth dy javë më parë datat që ka menduar si më të përshtatshmet, në limitetet kohore për fillimin e kampionatit, 3 qershor për kategorisë Superiore dhe 7 qershor për kategorinë e parë. 

Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi rreth dy javë më parë datat që ka menduar si më të përshtatshmet, në limitetet kohore për fillimin e kampionatit, 3 qershor për kategorisë Superiore dhe 7 qershor për kategorinë e parë.

Këto data në bazë të ndeshjeve të mbetura, 10 javë kampionat dhe 5 të Kupës së Shqipërisë janë në limitet e plotësimit të afatit të kërkuara nga UEFA-s për mbylljen dhe zbardhjen e verdikteve deri më 3 gusht.

Megjithatë edhe pse i janë dërguar letra informuese nga Ministria e shëndetësisë nuk ka patur asnjë reagim p]ër miratim ose jo të këtyre datave, ndërkohë që nga data 18 maj skuadrat kanë filluar seancat stërvitore edhe në grupe duke u përpjekur të jenë gati nëse kampionati do të rifillojë, raporton Top Channel.

Duke marr shkas nga afrimi i datës, institucioni i lartë i futbollit në vend, nëpërmjet një letre i ka kërkuar në fillim të javës Ministrisë së Shëndetësisë një përgjigje përfundimtare për rifillimin e kampionatit, pasi koha nuk pret. Në këtë letër që mban autorësinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka dhe i drejtohet direkt ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, theksohet ndërgjegjësimi i skuadrave dhe stafeve të tyre gjatë periudhës së seancave stërvitore sipas protokollit të miratuar dhe nga ana tjetër kërkohet të zyrtarizohet data 3 qershor. Kur kanë mbetur një javë nga kjo datë, e përcaktuar nga protagonistët e futbollit për rifllimin e kampionatit ende nuk ka asnjë përgjigje.

Në bazë të programit të parashikuar këto 15 javë të mbetura në total për t’u zhvilluar janë programuar që të luhen ndeshjet çdo 3 ditë me qëllim që më datë 28 korrik të mbyllet Superliga dhe më 2 gusht do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.