Rodrigo Bentancur: Dua të qendroj përjetë te Juventusi!

Bentancur larg Atletico Madrid: "Do të qëndroja përjetë te Juventusi"

Rodrigo Bentancur betohet për dashuri të përjetshme ndaj Juventusit.

Drejtpërdrejt nga grumbullimi i ekipit kombëtar uruguaian, i cili do të marrë pjesë në Copa America, mesfushori i vitit 1997 i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të Amerikës së Jugut rreth një interesi të pretenduar të Atletico Madrid ndaj tij:

“Unë te Atletico Madrid? Sinqerisht nuk di asgjë për këtë”, tha fillimisht ai.

“Kam lexuar diçka në rrjetet sociale, por askush nuk më ka thënë asgjë”, vazhdon uruguaiani.

“E vërteta është se unë ndihem shumë mirë te Juventus, nuk kam asnjë arsye për të ikur dhe po të ishte për mua nuk do të largohem kurrë nga ky klub i madh “, raporton Tuttojuve.com.