6.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021

Roveri i Kinës fillon eksplorimet në Mars

Roveri i parë kinez në Mars ka zbritur nga platforma e aterimit dhe tani po lëviz nëpër sipërfaqen e “planetit të kuq”, njoftoi agjencia kineze e hapësirës, ​​transmeton Anadolu Agency (AA).

Automjeti me energji diellore preku sipërfaqen e Marsit në ora 10:40 sipas kohës së Pekinit.

Kina zbarkoi një rover në Mars të shtunën e kaluar, duke e bërë atë vendin e dytë në botë që kryen një mision të tillë.

Automjeti me emrin e perëndisë kineze të zjarrit Zhurong nisi testet diagnostikuese disa ditë para se të fillonte eksplorimin në Mars. Gjatë 90 ditëve të ardhshme, mjeti do të kërkojë prova për ekzistencën e jetës.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një mision në Mars duke përfshirë roverin “Perseverance” dhe një helikopter të vogël. NASA pret që roveri të mbledhë mostrat e para në korrik dhe të kthehet në Tokë pas dhjetë vjetësh.

Kina ka një program ambicioz hapësinor që përfshin një stacion hapësinor me personel në orbitë dhe një ulje në Hënë. Në vitin 2019, Kina u bë vendi i parë që kreu një mision në anën e errët të hulumtuar dobët të Hënës, kurse në dhjetor ata sollën gurë hënorë në Tokë për herë të parë që nga vitet 1970.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme