Rrahën me grushta gazetarin në mes të Fierit, arrestohet polici dhe shoku i tij. Policia: Thyen edhe ‘shtetrrethimin’

Policia ka arrestuar efektivin Anxhelo Bardhi dhe shokun e tij me iniciale D.R, të cilët dhunuan mbrëmë efektivin e Policisë. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se polici bashkë me shokun e tij kanë thyer edhe karantinën.

Policia e Fierit ka arrestuar efektivin Anxhelo Bardhi dhe shokun e tij me iniciale D.R, pasi akuzohen se kanë goditur me mjete të forta dhe me grushta gazetarin, Xhoel Osmanaj. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme, ku autorët kanë rrahur gazetarin për motive të dobëta si dhe kanë dëmtuar mjetin tij. Policia sqaron se polici dhe shoku i tij thyen karantinën dhe se të gjitha veprimet i kanë kryer kundra ligjit.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin. Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve. Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm. Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

Polici Anxhelo Bardhi, bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, dolën nga mjeti i tyre dhe nisën qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku ndodhej Xhoel Osmenaj. Më pas Bardhi bashkë me personin tjetër qëlluan dhe me grushte gazetarin. Dje u raportia se sherri ka qenë për një vajzë, pasi Polici dyshonte se gazetari i ngacmonte të dashurën.