Rregullat e reja për udhëtarët në shtetet e Europës

Sektori i turizmit në Europë po merr frymë i lehtësuar. Shumë vende kanë zbutur kufizimet në jetën e përditshme, duke e bërë turizmin sërish të mundshëm. DW Travel ofron një përmbledhje të rregullave që zbatohen në BE.

Verë, diell, sërf, plazhe me rërë dhe shumë kulturë: pushimet në Europë janë përsëri të mundshme për shumë njerëz, por vetëm nëse ata bëjnë kujdes.

Në të gjithë Europën, shumë shtete i kanë hequr bllokimet dhe kanë lehtësuar kërkesat e hyrjes së udhëtarëve. Por ndërsa rregullat ndaj pandemisë po lehtësohen në disa vende, të tjerët po i shtrëngojnë përsëri ato, për shkak të rritjes së infektimeve me variantin delta. Situata në secilin vend mund të ndryshojë nga dita në ditë, duke kërkuar fleksibilitet nga turistët dhe operatorët turistikë, hotelet dhe restorantet në verën e vitit 2021.

Turistët nga Izraeli, Australia, Zelanda e Re dhe Singapori, tashmë mund të udhëtojnë në shumë vende europiane. Dhe që nga 20 qershori, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Europë gjithashtu, shkruan scan.

Që nga 1 korriku, kufizimet e udhëtimit janë hequr për vendet e tjera të përzgjedhura bashkërisht nga shtetet anëtare të BE -së. Turizmi në Europë po e rimerr veten përsëri. Kjo është një përmbledhje e rregullave më të fundit dhe informacioneve më të rëndësishme.

Bashkimi Europian

Një përmbledhje e masave për udhëtimet drejt BE -së, përfshirë informacionin mbi certifikatën digjitale, është në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Europian.

Informacioni i detajuar në lidhje me rregullat e karantinës, kërkesat mbi testimet në më shumë se 27 shtetet anëtare të BE-së, së bashku me shtetet Shengen jashtë BE-së si Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda, mund të merret përmes platformës “Reopen EU” (Rihapja e BE-së). Ju gjithashtu mund të shkarkoni aplikacionin “Reopen” të krijuar enkas për smartfonët, ku gjendet informacion më i përditësuar.

Mbani parasysh se çdo shtet anëtar ka rregullat e tij për lejimin e hyrjes për udhëtarët e vendeve të treta brenda BE -së ose zonës Shengen. Shtetet anëtare mund të kërkojnë një test negativ të COVID pas mbërritjes, ose të kërkojnë një periudhë karantine të detyrueshme pas hyrjes. Për më tepër, vendet e BE-së kanë zbatuar një shumëllojshmëri të rregullave të distancimit shoqëror, orareve të qarkullimit dhe rregullave të mbajtjes së maskave.