Rreth 193 mln njerëz vuajtën nga kequshqyerja në 2021

Rreth 193 milionë njerëz vuajtën nga kequshqyerja në vitin 2021, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit Global mbi Krizën Ushqimore, në vitin 2021 shifra shënoi një rritje prej 40 milionë njerëz, me situatën që pritet të përkeqësohet teksa lufta në Ukrainë vazhdon.

Shkaku i kësaj rritjeje ishte një kombinim i trefishtë i konfliktit, efektet ekonomike të COVID-19 dhe motit ekstrem, thuhet në raportin e krijuar nga OKB-ja, Bashkimin Europian dhe Programi Botëror i Ushqimit.

Sipas organizatave botërore, konflikti pati ndikimin më të madh, duke bërë që 139 milionë njerëz të kalojnë në pasiguri ushqimore në 24 vende.

Afganistani, Etiopia, Nigeria, Sudani i Jugut, Jemeni, Siria dhe Republika e Kongos janë disa nga vendet më të prekura, ku Somalia mund të përjetojë krizën ushqimore këtë vit për shkak të thatësirës.

Raporti Global mbi krizën ushqimore paralajmëroi se situata në Somali dhe vende të tjera afrikane mund të përkeqësohet për shkak të luftës në Ukrainë, pasi shumë vende në rajon mbështeten te gruri dhe plehrat që eksportohen nga Rusia dhe Ukraina.

Raporti kërkonte 1.4 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar fermerët në rajonet në rrezik.