Rrëzohet një avion i vogël në Maqedoninë e Veriut, 4 të vdekur

Në afërsi të vendit Sollunska Gllava në Maqedoninë e Veriut u rrëzua një avion i vogël i tipit Cessna P210N, ndërsa si pasojë, katër persona, shtetas bullgarë, kanë humbur jetën

Sot pasdite në afërsi të vendit Sollunska Gllava në Maqedoninë e Veriut u rrëzua një avion i vogël i tipit Cessna P210N, ndërsa si pasojë, katër persona, shtetas bullgarë, kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Avioni Cessna, për të cilin në ora 16:16 nga M-NAV është raportuar të jetë zhdukur nga radari, ndërsa ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, është gjetur nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme pas orës 19:00, rreth pesë kilometra në veriperëndim të vendit Sollunska Gllava”, informoi sonte zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Toni Angellovski, në një konferencë shtypi.

Agjencia e Aviacionit Civil tha se mbetjet e avionit, si dhe trupat e katër pasagjerëve, janë lokuar.

Mbetjet janë gjetur në terren të paarritshëm në lartësi të madhe, informoi Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze.