Flukset hyrëse të investime të huaja (IHD) u rritën me 28% në 6-mujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Ministri i Financave dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh sot se, dy projekte të mëdha dhe shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare, janë drejt realizimit përfundimtar të investimeve të tyre, por turizmi, manifaktura shërbimet në tërësi dhe industria po gjenerojnë investime të reja nga sipërmarrës të huaja.
Industria minerare, burim rritje i investime dhe kontrubuti në ekonomi
Ministri Ahmetaj informoi se, sot është riaktivizuar industria e përpunimit të mineraleve.
“Një industri e rëndësishme që sot po merr shkëlqimin e dikurshëm. Janë dy fabrika përpunimi të mineraleve të ferrokromit, që janë vlera e shtuar në Shqipëri. Raporti i të ardhurave nga një mineral bruto krahasuar me një mineral të papërpunuar ferrokromi, është 1:6, duke bërë që industria minerare, të jetë një tjetër burim rritje i investimeve dhe të kontributit në ekonominë e vendit”, tha Ahmetaj./ATSH



