Rriten përfituesit e shërbimeve sociale këtë 6-mujor

Ajo që vihet re nga shifrat është se në raport me një vit më parë, ka një rritje të ndjeshme të individëve me aftësi të kufizuar që janë mbështetur me financim

Numri i individëve që përfitojnë shërbime sociale në kryeqytet ka pësuar një rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyratare të Bashkisë Tiranë, të përpunuara nga TV SCAN, për periudhën Janar-Qershor 2020 kanë përfituar nga shërbimet sociale 29.201 individë, apo 3619 individë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në total janë 26 kategori që marrin shëbime nga Bashkia e Tiranës, sipas specifikave që kanë, ku përfshihen fëmijët në risk apo jetimë, të rinjt në risk, gratë kryefamiljare, të dhunuara apo viktima të trafikimit, familjet rome, egjiptiane, individë me aftësi të kufizuara, familje në vështirësi ekonomike, të moshuar në institucionet e përkujdesjes, etj.  Ajo që vihet re nga shifrat është se në raport me një vit më parë, ka një rritje të ndjeshme të individëve me aftësi të kufizuar që janë mbështetur me financim nga ana e Bashkisë me afro 3200,  të fëmijëve në risk, të fëmijëve në varfëri apo grave kryefamiljare. /Scan