Rritet sërish paga minimale në 34 mijë lekë, indeksohen pensionet me inflacionin

NE PERDITESIM / Kryeministri Edi Rama,  zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave po prezantojnë paketën e dytë antikrizë për qytetarët, si dhe masat që do të merren për t’u përballur me krizën energjetike.

“Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj, që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë është që t’u japim njerëzve tanë mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.

1.Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6%, duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti.

Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar.

2.Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm. Pasi kemi rritur pagat për infermierët, ushtarakët, mësuesit dhe mjekët. Do vazhdojmë të rrisim pagat për administratën, po ashtu edhe për policinë e shteti dhe burgjeve, kategori këto që kishën kohë që nuk merrnin rritje.

3.Ndërhyrje  e dytë për pagën minimale, për ta rritur nga 32 në 34 mijë lekë.

Qëndrojmë edhe në tre pikat që kishte paketa e mëparshme: Financimi i naftës për fermerët, për peshkatarët, dhe mos prekja e biletës së transportit”, deklaroi Rama.