Rritja e personave të infektuar me Covid-19, qeveria italiane: Vendi nuk do të mbyllet!

“Qeveria italiane nuk është duke marrë në konsideratë një mbyllje të dytë pavarësisht rritjes së lehtë të personave të infektuar me koronavirus”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, në një intervistë për një gazetë italiane...

“Qeveria italiane nuk është duke marrë në konsideratë një mbyllje të dytë pavarësisht rritjes së lehtë të personave të infektuar me koronavirus”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, në një intervistë për një gazetë italiane.

Italia e cila ishte një nga vendet më të goditura nga virusi në Evropë, me më shumë se 35 mijë viktima ka raportuar ditën e djeshme rreth 1000 persona të prekur, duke bërë që për herë të parë që nga heqja e masave në maj, numri i të infektuarve të kalojë shifrën 1 mijë, raporton Top Channel.

“Nuk do të ketë një mbyllje të re”, u shpreh Speranza për gazetën “ La Stampa”. Ministri thekson se situata e tanishme nuk krahasohet me shkurtin dhe marsin, kur numri i të infektuarve ishte i lartë dhe ishte e vështirë të ndiqeshin dhe izoloheshin personat e infektuar me Covid-19.

Gjithashtu ministri ka deklaruar se Italia ka rritur numrin e shtretërve për kurimin e të infektuarve.