Rritje e rasteve me probleme të shëndetit mendor, shkak papunësia dhe ekonomia

Papunësia dhe  prekja e ekonomisë  gjatë kësaj periudhë është një tjetër arsye, sipas Relit, që ka ndikuar  në rritjen e kërkesave për ndihmë

Rriten rastet e problemeve të shëndetit mendor tek qytetarët që prej fillimit të pandemisë. Sipas mjekëve, ky vit po shënon një numër më të lartë kërkesash nga ana e individëve  për ndihmë psikiatrike, kjo edhe për arsye të rritjes së ndërgjegjësimit.

Në një intervistë për Televizionin SCAN Mjekja Psikiatre, Arjana Reli, flet për tendencë në rritje të kësaj problematike duke rekomanduar pranim të situatës nga ana e qytetarëve.

Papunësia dhe  prekja e ekonomisë  gjatë kësaj periudhë është një tjetër arsye, sipas Relit, që ka ndikuar  në rritjen e kërkesave për ndihmë

Mjekja  vlerëson sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 si një relaks mendor  për shumë qytetarë ndërsa bënë thirrje, për ata që ende nuk kanë besim, të mos e shmangin. /Scan