Rusia fitoi 93 miliardë euro nga nafta e gazi në ditët e para të luftës

Rusia fitoi 93 miliardë euro në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës duke shitur lëndët djegëse fosile në mbarë gjithë botën. Ky total erdhi nga një rënie e ndjeshme në vëllimet e eksporteve në maj, teksa komuniteti ndërkombëtar u përpoq të reduktonte varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës. Sipas një raporti të…

Rusia fitoi 93 miliardë euro në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës duke shitur lëndët djegëse fosile në mbarë gjithë botën.

Ky total erdhi nga një rënie e ndjeshme në vëllimet e eksporteve në maj, teksa komuniteti ndërkombëtar u përpoq të reduktonte varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës.

Sipas një raporti të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, BE mori 61% të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë, raporton news.sky.

Edhe pse nafta ruse po shitet me çmim të ulët, një rritje globale e kërkesës për lëndë djegëse fosile dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë qenë ende fitimprurëse për regjimin e Putin, duke ndihmuar në financimin e pushtimit të tij në Ukrainë.