Rusia sulmon Ukrainën, të paktën 8 të vdekur

Policia ukrainase njoftoi për 8 të vdekur nga sulmet ruse mëngjesin e të enjtes.

“Shtatë persona dihet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse”, deklaroi policia ukrainase.

Sulmi që u mori jetën 8 personave ndodhi në Podilsk, jashtë Odessa.

Autoritetet ukrainase raportojnë edhe për 11 persona të zhdukur.