Rusia thotë se do të nxjerrë vaksinën e parë antiCovid këtë javë/ Kush është shteti i parë që do e marrë

Teksa numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën vijon të rritet, Rusia pritet të nxjerrë vaksinën e parë antiCovid këtë javë.

Presidenti Vladimir Putin ka folur rreth kësaj vaksine prej kohësh, por njoftoi se brenda pak ditësh ajo do të jetë gati.

Vaksina është bërë nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya dhe Ministrisë së Mbrojtjes ruse. 12 gushti është përcaktuar si dita kur ministri i Shëndetësisë, Oleg Gridnev, do të prezantojë vaksinën. Putin gjithashtu tha se është punuar për vaksinën e gripit, pasi sipas tij 60% e rusëve duhet të vaksinohen për këtë.

Presidenti rus gjithashtu shtoi se janë kryer të gjitha testet e nevojshme për këtë vaksinë. Presidenti i Filipineve, Rodrigue Duterte ka pranuar ofertën e Rusisë për vaksinën kundër Covid-19, duke dalë vullnetar për të qenë të parët që e testojnë atë. Kjo, në shenjë besimi dhe mirënjohjeje ndaj Rusisë, shkruan CNN.

“Kur vaksina të jetë gati, do ta provoj në publik. Eksperimentoni mbi mua në fillim, nuk është problem për mua”, tha Presidenti Duterte të hënën.