Sa shpenzuan partitë politike për zgjedhjet 2021

Partia Socialiste harxhoi në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit rreth 172 milionë lekë. Kjo shifër është 3.5 herë më e lartë se sa paratë që shpenzoi Partia Demokratike. Shuma totale që harxhoi partia më e madhe opozitare ishte 47.6 milionë lekë.

31% e fondeve totale të Partisë Socialiste erdhën nga paratë publike, 2.8% ishin dhuratë nga simpatizantët, 22% u mblodhën nga kandidatët dhe 44% nga vetë partia.

Shpenzimet e bëra nga PS gjatë fushatës zgjedhore

Për të fituar mandatin e tretë, socialistët përdorën 76% të fondeve të tyre për të reklamuar partinë. Kandidatët mblodhën 22% dhe po aq shpenzuan.

Shpenzimet e bëra nga PD gjatë fushatës zgjedhore

E njëjta situatë ishte edhe tek demokratët ku kandidatët e tyre aq sa para mblodhën, aq edhe shpenzuan, vetëm 4% e fondit total. Partia Demokratike mblodhi 92% të fondeve totale si parti dhe pjesa tjetër ishte dhuratë nga simpatizantëve.

Në ndryshim nga Partia Socialiste e cila e mbylli fushatën me fitim 4.5 milionë lekë, demokratët e mbyllën me 90 mijë lekë borxhe.