Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike.

“Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,” – deklaroi Albana Vokshi, ndërsa lexoi shifrat e votuesve në të gjitha degët.

43 680 demokratë votuan nw total nga ku 40 820 votuan për Sali Berishën, ndërsa 2 532 për Ibsen Elezin, përkthyer kjo shifër kreu i PD-së fitoi me 93.45 për qind të votave. 5.8 për qind e demokratëve mbështetën Elezin në këtë garë.

Të pavlefshme u shpallën 328 vota.

Rezultatet ishin dukshëm në favor të Berishës, ndërsa Ibsen Elezi, i vetmi në garë me liderin historik të PD-së, kishte marrë më pak vota.

Këtë të diel, më 22 maj u votua në 108 qendra votimi në gjithë vendin.

Votimi nisi në orën 8:00 dhe vijoi normalisht deri në orën 20:00, dy orë pas orarit zyrtar të lajmëruar për shkak të pjesëmarrjes.