Samsung Galaxy Note 10 do të ketë memorien e një kompjuteri

Samsung është duke u përpjekur të marrë kryesimin e smartphone-ve top të gamës. Dhe këtë e bën duke rritur memorien e celularit. Kjo është një veçori, që gjatë viteve, e ka lejuar Samsung të integrojë vetëm chip-et më të mirë në pajisjet e veta flagship. Modeli i ri Galaxy Note 10, që do të prezantohet së shpejti mund të ketë 12 GB RAM, super i shpejtë, transmeton Monitor.

Kompania koreane njoftoi se ka nisur prodhimin në masë të moduleve RAM LPDDR5 12 gigabyte. Ky RAM, shpjegon Samsung, do të shërbejë për të mbështetur teknologjinë 5G dhe algoritmet gjithnjë e më të rënda të Inteligjencës Artificiale. Brenda muajit, ndër të tjera, Samsung do të nisë instalimin e moduleve të reja, për t’u ofruar smartphone-ve të tij 12 GB RAM. Ndoshta duke nisur nga Galaxy Note 10, por me siguri, Galaxy S11 do ta ketë të integruar këtë risi. Ndërsa vitin e ardhshëm, qarkullojë zëra se do të vijnë konfigurimet 16GB,

Memoria e re RAM LPDDR5 e Samsung

Përveç dimensioneve, modulet e reja janë shumë më të mëdha krahasuar me LPDDR4 të mëparshëm, edhe për shpejtësi maksimale: 5.500 megabyte në sekondë kundrejt 4.266 megabyte për sekondë. Në praktikë, shpjegon Samsung, me një konfigurim 12 GB ju mund të transferoni 44 GB të dhëna (pak a shumë 12 filma në FullHD 3,7 GB secili) në vetëm një sekondë. Përveçse do të jenë 30% më të shpejtë, modulet e reja LPDDR5 do të konsumojnë edhe 30% më pak energji se LPDDR4 dhe do të integrojnë një chip për përmirësimin e performancës së parametrave.

Me këtë lëvizje dhe me prezantimin e ardhshëm të moduleve 16 GB, Samsung shpreson të forcojë pozicionin lider në treg, i cili kohët e fundit është vënë në diskutim, për shkak të boom-it të prodhuesve kinezë. “Samsung vazhdon përpjekjet që të sjellë me shpejtësi teknologji të memories mobile të një gjenerate të re, me performancë më të mirë dhe më shumë kapacitet – shpjegon kompania në një deklaratë – ndërkohë që vijon të drejtojë në mënyrë agresive rritjen e tregut premium të memories”.