Samsung prezanton 5 pajisje të reja më 5 Gusht

Gjithashtu ekzekutivi i lartë tha se Samsung do të shtojë partneritetet si ai me Microsoft në drejtime të ndryshme si Xbox.

Samsung do të prezantojë pesë pajisje të reja në aktivitetin e ardhshëm Unpacked që do të mbahet më 5 Gusht. Presidenti i kompanisë dha lajmin ditën e Hënë në një postim në blog.

“Këtë verë do të prezantojë pesë pajisje të reja në Galaxy Unpacked,” shkruante Ai.

Bazuar në informacionet e publikuara së fundi mund të spekulojmë për tre telefonë Samsung si Galaxy Note 20, Note 20 Plus dhe Note 20 Ultra shoqëruar nga kufjet wireless Galaxy Buds Live dhe një orë e re inteligjente.

Gjithashtu ekzekutivi i lartë tha se Samsung do të shtojë partneritetet si ai me Microsoft në drejtime të ndryshme si Xbox.

Konkretisht kompania ka punuar edhe në të kaluarën me Microsoft për të integruar aplikacionet në pajisjet e Samsung. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme