Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilësoi zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në 30 mars në Shkodër një tjetër hap drejt sigurisë dhe qetësisë së qytetit verior.
Ministri Lleshaj përgëzoi gjithashtu Policinë dhe Prokurorinë për zbardhjen e kësaj ngjarje, shkruan ATA.
“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë”, theksoi Lleshaj.
Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e dyfishtë, të ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.


