Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike ndërmjet Presidentit Erdogan dhe Presidentit Trump.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders bëri një deklaratë me shkrim për bisedën e djeshme Erdogan-Trump.
Bë deklaratë shkruhej: “Në bisedë u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe përfshi edhe shqetësimet e Turqisë dhe Amerikës për sigurinë në rajon si dhe luftën kundër terrorit. Dy liderët arritën në konsensus për vazhdimin e koordinimit për realizimin e objektivave të dyja vendeve për sigurinë në Siri”.
Ndërkaq sipas informacioneve të burimeve nga presidenca e Turqisë, ishte bërë e ditur se Presidenti Erdogan i shprehu Trumpit shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë e vendit, shqetësime këto që burojnë nga ekzistenca dhe aktivitetet terroriste të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG.
Gjithashtu ishte bërë e ditur se dy liderët arritën në konsensus për sigurimin e një koordinimi më efektiv në lidhje me Sirinë./TRT



